TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të humbësh një finale të Kupës së Botës është e vështirë të pranohet, veçanërisht pas një ndeshje shumë të luftuar dhe të pasur me emocione të vendosur vetëm pas penalltive.
Nëse nga njëra anë hidhërimi ka qenë shumë i madh e futbollistët dhe protagonistët e finales së madhe, e njëjta gjë mund të thuhet sigurisht edhe për tifozët.
Konfirmimi ka ardhur nga rrjetet asociale dhe nga Franca ku, me sa duket, në shënjestër ka përfunduar fanella e Lionel Messit. Sot është bërë viral në rrjet një postim i bërë nga një lokal që në hyrje të tij ka ftuar klientët të fshinë këmbët me fanellën e shtatë herë fituesit të Topit të Artë.
“Mos harroni të fshini këmbët kur të hyni”, ka qenë mesazhi i nxejrrë jashtë lokalit në sipër fanellës së kampionit të freskët të botës.
Një mesazh që tregon qartë se francezët nuk e kanë pritur mirë paraqitjen e madhe të yllit argjentinas. Por ka edhe një detaj. Fanella e zgjedhur ka qenë ajo me numër 30 të Paris Saint-Germain, gjë që mund të bezdisë klubin dhe tifozët parisienë.
À l'entrée d'un bar français ???????????? pic.twitter.com/BalrceaAtw
— BeFootball (@_BeFootball) December 19, 2022