SPORT, 20 Dhjetor 2022, 20:16

Tare-Juventus/ Bardhezinjtë kontaktojnë drejtuesin shqiptar të Lacios

Tare-Juventus/ Bardhezinjtë kontaktojnë drejtuesin shqiptar të

Igli Tare te Juventusi. Hipoteza e bujshme vazhdon të bëhet gjithnjë e më konkrete me kalimin e ditëve, pasi në Itali janë të bindur se kontaktet mes palëve vazhdojnë, duke menduar për drejtuesin shqiptar si pjesë e bardhezinjve.

“Tuttomercatoweb” bën të ditur se Juventusi, pasi ka ndryshuar thuajse të gjithë grupin drejtues të tij, por mendon për një projekt të ri, por që do të nisi nga sezoni i ardhshëm. Situata e Tares me Lacion vazhdon të jetë e paqartë dhe Lotito nuk i ka ofruar ende rinovimin e kontratës që përfundon në verën e vitit 2023.

Meqë rinovimi nuk duket i sigurt, Juventusi e sheh Taren si një alternativë mëse cilësore për postin e drejtorit sportiv, që të ketë mundësi të ndërhyjë në merkato, ku ai bën shpesh mrekulli duke gjetur lojtarë me kosto të ulët, për t’i kthyer në kampionë. Megjithatë, shumë gjëra do të varen nga ajo që ndodh me Juventusin pas hetimeve të fundit, nëse do të ketë një ndëshkim sportiv apo jo për ngjarjet që sollën në largimin e të gjithë bordit drejtues të klubit.