SPORT, 20 Dhjetor 2022, 23:31

Ndryshon plani për mbrojtësin kuqezi, Hysaj mungon në darkën e Krishtlindjeve të Lacios

Ndryshon plani për mbrojtësin kuqezi, Hysaj mungon në darkën

Elseid Hysaj nuk po e mbyll në mënyrën më të mirë vitin 2022, pasi mbrojtësi i kombëtares shqiptare, ka pësuar dëmtim në stërvitjet e këtyre ditëve me skuadrën e Lacios. Mediat italiane raportojnë se një problem në pulpë ka bërë që ai të humbasë ditët e fundit të stërvitjes me klubin e tij duke mos qenë në dispozicion të trajnerit Sarri.

Raportohet se Hysaj është lënë pushim nga klubi, ashtu si edhe Zakanji, që të rikuperohen plotësisht si pasojë e këtyre problemeve fizike, por jo vetëm në fushën stërvitore.

Të dy lojtarët kanë munguar në darkën e Krishtlindjeve që ka organizuara sot Lacio, pasi asnjëri nuk ka qenë i pranishëm në festën ku nuk mungonin pjesa tjetër e ekipit si dhe drejtuesit më të lartë si Lotito apo Tare.