SPORT, 31 Gusht 2024, 17:29

Asnjë fitore deri tani, Fonseka: Kini besim te Milani, jemi ndërgjegjësuar dhe punuar maksimalisht

Asnjë fitore deri tani, Fonseka: Kini besim te Milani, jemi

Milani dhe Paulo Fonseka rrezikojnë shumë nëse nuk fitojnë sot në 20:45 kundër Lacios. Në konferencë për shtyp, trajneri kuqezi është shfqur i qetë pavarësisht se dy sulmuesit e vetëm që do të ketë në dispozicion janë Okafor dhe Kamarda. Portugezi nuk bën drama dhe analizon sfidën.

Si është humori i ekipit?

Pas ndeshjes me Parmën biseduam dhe vura re se ka unitet. Ditën e parë ka pasur trishtim, më pas grupi ka reaguar. Personalisht nuk më pëlqen të ankohem dhe kundër Lacios do të shohim nëse funksionojnë korrigjimet e bëra.

Ka një emergjencë në sulm, a do të jetë Abrahami me grupin?

Nuk do të flas për merkaton deri sa të jetë zyrtare. Joviç nuk do të jetë me për shkak të lëndimit dhe do të mungojë edhe Morata. Kundër Lacios do të kemi në dispozicion Okafor dhe Kamardën. Duhet të bëjmë shumë më mirë si ekip, ndaj nuk ka nevojë të flasim për individualitete.

Si i komentoni shortin e Champions-it?

Kam shumë për të menduar para se të arrij në Champions. Më pëlqen shumë formati i ri. Shorti është i balancuar, do të shohim se çfarë të bëjmë kur të vijë koha.

Çfarë keni nevojë për të përmirësuar? Si janë Leao dhe Teo Hernandez?

Nuk flas kurrë për individë, e bëj vetëm privatisht. Sigurisht që kam pasur një bisedë me ta.

A keni ndonjë ide të ndryshme taktike në mendje?

Në grumbulli pamë koncepte siç unë kam kërkuar. Kam të njëjtin besim si në fillim, nuk më kanë hequr dy ndeshje besimin se mund të jemi ata që synoj. Nuk kam dyshime, lojtarët besojnë në atë që unë propozoj.

A keni pasur ndikim në merkaton e Milanit me idetë tuaja?

Jemi në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit dhe flasim për gjithçka. Sigurisht që ka gjëra që nuk mund të vendos. Por marrëdhënia që kam me ta dhe me ekipin është më e mira e mundshme. Jam shumë i kënaqur me merkaton.

Salmakers shkon te Roma, Jovic largohet. Çfarë ndodhi?

Luka mbetet zëvendës Moratës por është i dëmtuar, për Aleksisin duhet të merremi edhe me kërkesat e lojtarit. Nëse individi dëshiron të luajë më shumë, ne duhet ta respektojmë.

Nëse Benaser do të largohej, a do të vijë Rabio?

Nuk po flas për çështje zyrtare. Pres që të shoh lojtarët që kam vendosur në listë. Ismael Benaser ka munguar sepse ka pasur probleme shëndetësore dhe jo se mund të largohet siç është shkruar.

A ju ka bindur Loftus-Çik si fantazist?

Po, sepse e interpreton mirë atë rol. Mendoj se është i rëndësishëm për ekipin në atë pozicion.