SPORT, 12 Janar 2022, 11:36

“Është i shpejtë dhe ka një finalizim të frikshëm”, trajneri i Sauthemptonit lavdëron Brojën dhe tregon armët e tij më të forta

“Është i shpejtë dhe ka një finalizim të

Sulmuesi shqiptar Armando Broja dhe shokët e tij të skuadrës argëtuan sërish tifozët e “shenjtorëve”, duke dërguar katër herë topin në rrjetë.

Tekniku i Sauthemptonit, Rafl Hasenhutëll nuk e fshehu kënaqësinë për performancën e të tijve, teksa evidentoi edhe paraqitjen fantastike të sulmuesit 20- vjeçar shqiptar, Armando Broja.

“Sonte ishim perfektë dhe besoj se tifozët kaluan një mbrëmje të bukur. Broja ishte kërcënim i vazhdueshëm për kundërshtarin dhe djemtë ditën të bëjnë zgjidhjet e duhura në fushë”.

“Broja nuk është një surprizë, pasi është shumë i shpejtë dhe ka një finalizim të frikshëm, armë të cilat po na ndihmojnë shumë. Është i ri dhe pati nevojë për pak kohë që të përshtatej, por tani po ndihmon skuadrën”, tha austriaku.