TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arbër Hoxha e ka nisur në mënyrë spektakolare sezonin e ri me fanellën e Dinamos së Zagrebit, pasi ka shënuar në të dy javët e para të kampionatit kroat.
Sulmuesi anësor i Kombëtares shqiptare, pasi shënoi në ndeshjen e javës ë parë ndaj Istra, bëri të njëjtën gjë edhe sot në javën e dytë në transfertën përballë Osijek.
Në minutën e 21-të të ndeshjes, pasi mori një pasim në qendër ai u shfaq rrufeshëm para portierit kundërshtar dhe i kaloi topin mes këmbëve këtij të fundit, për të barazuar rezultatin përkohësisht në 1-1.