SPORT, 14 Gusht 2024, 22:00

Ronaldo nuk ndal rekordet, askush më parë si ai në histori falë golit në Superkupë

Ronaldo nuk ndal rekordet, askush më parë si ai në histori

Al Nasr ka arritur finalen e Superkupës të Arabisë Saudite duke mundur me shifrat 2-0 Al Tauon, në një ndeshje ku protagonist kryesor ishte i zakonshmi Kristiano Ronaldo, i cili vendosi edhe rekordin e radhës të karrierës së tij të jashtëzakonshme.

Fillimisht ai dha asistin për golin e avantazhit të ekipit të tij, ndërsa më pas, shënoi vetë golin e rezultatin 2-0 që hipotekoi vendin në finalen përballë Al Hilal.

Ky gol ishte me të vërtetë i veçantë, pasi ylli portugez u bë kësisoj lojtari i parë në histori i cili shënon për sezonin e 23-të radhazi.