TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tashmë është zyrtare! Lautaro Martinez rinovon kontratën me Interin deri në 30 qershor të vitit 2029. Ka qenë vetë klubi zikaltër që me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ka publikuar lajmin e rinovimit të kapitenit. “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez: sulmuesi i lindur në vitin 1997 do të jetë pjesë e skuadrës zikaltër deri më 30 qershor 2029”, shkruhet në njoftimin e Interit.
Lautaro është kapiteni i Interit, njeriu lider i cili udhëhoqi skuadrën ziklatër drejt fitimit të kampionatit sezonin e shkuar duke realizuar plotë 24 gola dhe dhuruar 3 asiste.
Në fjalët e tij të para pas zyrtarizimit të rinovimit, Lautaro Martinez u shpreh shumë i lumtur dhe krenar që do të luajë për ziklatrit edhe për 5 sezonet e ardhshme: Ky rinovim do të thotë shumë për mua. I jam falënderues presidentit dhe gjithë stafit teknik që besojnë tek unë. Jam i lumtur por njëkohësisht dhe shumë i uritur për të arritur të tjera suksese së bashku me klubin. Nga e shkuara nuk dua të ndryshoj asgjë, kam dhënë gjithçka nga vetja ime, në çdo ndeshja kur kam zbritur në fushë, u shpreh Lautaro.