SPORT, 14 Gusht 2024, 19:50

Mbape në formacionin titullar, Ançeloti hedh katërshen e ëndrrave në fushë nga minuta e parë përballë Atalantës së Gjimshitit në Superkupë

Mbape në formacionin titullar, Ançeloti hedh katërshen e

Real Madrid dhe Atalanta përballen sot në ndeshjen e Superkupës së Europës, ku madrilenët vijnë me petkun e fituesit të Ligës së Kampioneve, ndërsa bergamaskët si fitues të Ligës së Europës.

Pritshmëria e të gjithëve ka qenë për të parë Kilian Mbape më në fund me fanellën e madrilenëve dhe Karlo Ançeloti ka respektuar pritshmërinë duke hedhur në fushë francezin që nga minuta e parë në repartin e avancuar.

Ai do të rreshtohet përkrah Vinbicius dhe Rodrigo, me Bellingam në mbështetje të tyre në ndeshjen e sotme përballë Atalantës ku Berat Gjimshiti do të jetë si zakonisht titullar i paprekshëm në prapavijë.

REAL MADRID: Kurtua; Karvahal, Militao, Rudiger, Mendi; Valverde, Tçuameni, Bellingham; Rodrigo, Mbape, Vinícius.
Trajner: K. Ançeloti

ATALANTA: Muso; Kolashinac, Hlen, Gjimshiti; Zapakosta, De Run, Ederson, Ruxheri; Pasaliç, De Keteleare, Lukman.
Trajner: Xh. Gasperini