SPORT, 2 Shkurt 2022, 10:45

Roma dhe Murinjo në alarm/ Shihet si pasuesi i Dibalës, Juventusi në sulm për yllin e skuadrës verdhekuqe

Roma dhe Murinjo në alarm/ Shihet si pasuesi i Dibalës, Juventusi

Kanë kaluar as më pak e as më shumë se tre vite nga ajo letër e publikuar në media ku ish-drejtori i Juventusit, Fabio Paratiçi kishte përfshirë në listën e të dëshiruarve dhe trekuartistin e Romës, Nikolo Zaniolo.

“Zonja e Vjetër” është futur sërish në garë për yllin e skuadrës verdhekuqe teksa e sheh dhe si zëvendësuesin e Paulo Dibalës, ku është gjithnjë e më larg Torinos.

Nga pikëpamja ekonomike, dëmtimet e shpeshta të fantazistit italian kanë ulur vlerën e kartonit, i cili nga 80 milionë euro që vlerësohej përpara disa sezonesh aktualisht ka shkuar në 40-50 milionë euro.

Për momentin paga e tij është rreth 2,6 milionë euro, shumë më e ulët se ajo e Pelegrinit dhe Abrahamit. Një arsye më shumë për të dëgjuar ofertat e tjera nëse Roma nuk e kënaq atë së shpejti.

Me Zaniolon, Vlahoviç dhe Kiezan, Alegri do të kishte garantuar repartin sulmues të Juventusit të së ardhmes.