TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot, Kategoria Superiore do të zbresë në fushë për herë të parë për vitin kalendarik 2022, teksa do të luhen dy sfida shumë të rëndësishme për javën e 16-të.
Në orën 16:45 në stadiumin “Skënderbeu” do të zhvillohet ndeshja Skënderbeu-Laçi.
Skuadra korçare dëshiron triumfin për të dalë nga zona e ftohtë, ndërsa ekipi kurbinas kërkon fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, por edhe për t’i bërë presion kryesuesve.
Në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania” do të luhet “Klasikja” e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia.
Skuadra e Orges Shehit synon fitoren e tretë radhazi, ndërsa Vllaznia kërkon fitoren që i mungon prej dy ndeshjesh.
NDESHJET E SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE
