SPORT, 14 Janar 2022, 16:08

Tronditet Bajerni i Mynihut, Alfonso Davies probleme me zemrën, pasojë e COVID-19

Tronditet Bajerni i Mynihut, Alfonso Davies probleme me zemrën, pasojë

Probleme në zemër për Alfonso Davies. Anësori i majtë i Bayern Munchen, u infektuar me Covid-19 më 5 janar, teksa do i duhet të presë për t’u rikthyer në fushë. 21-vjeçari ka kryer kontrollet mjekësorë që kanë përcaktuar probleme në zemrën e tij.

Diçka e tillë u konfirmuar edhe nga trajneri Julian Nagelsmann në konferencën për shtypin. “Në rastin e Davies, gjatë testeve dhe kontrolleve që kemi kryer për çdo lojtar të infektuar me koronavirus, kemi gjeturshenja të miokarditit të lehtë. Ai është pezulluar nga seancatstërvitore deri në një njoftim tjetër, kështu që nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e radhës. Ai duhet të shërohet, patjetër që ka nevojë për kohë”, deklaroi trajneri i kampionëve të Gjermanisë, që nesër do të përballen me Këlnin në transfertë.