TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Totenhem, Antonio Konte, mund të jap dorëheqjen nga drejtimi i Totenhem shumë shpejt, siç raportojnë mediat britanike.
Sipas “Daily Mail”, italiani mund të largohet nga kryeqyteti anglez që në fillimin e muajit të ardhshëm, nëse drejtuesit e Totenhem nuk kryejnë transferime të rëndësishme në merkaton e janarit. Kur ai erdhi në drejtim të ekipit, Konte firmosi një kontratë që e mbante atë në Londër për 18 muaj.
Dukej e pamundur që ish-tekniku i Interit të largohej në mes të këtij sezoni, por fjalët e përhapura në dhomat e zhveshjes duket se tregojnë të kundërtën. Problemet në prapaskenë duken më të mëdha se sa ato që shihen në fushë.