SPORT, 17 Janar 2026, 16:38

Reali kthehet te rruga e fitoreve mes tensionit, mposht ekipin e parafundit në La Liga dhe i bën presion Barcelonës

Reali kthehet te rruga e fitoreve mes tensionit, mposht ekipin e parafundit

Real Madrid ka mposhtur sot Levanten me rezultatin 2-0.

Tensioni ishte i pranishëm në La Liga, pasi yjet e ekipit u vërshëllyen nga tifozët madrilenë.

Sfida ishte e vlefshme për javën e 20-të dhe u vendos me dy gola në pjesën e dytë.

Trajneri Arbeloa mori kështu fitoren e parë, falë golave që erdhën nga penalltia e Mbape dhe më pas Asensio.

Barcelona ndjen presionin e Realit. Aktualisht numëron vetëm 1 pikë më tepër, ndërsa duhet të luajë ndeshjen e saj. /Panorama Sport/