SPORT, 15 Janar 2026, 18:07

ZYRTARE/ Befasi në merkaton e Superligës, bardheblutë e kryeqytetit afrojnë lojtarin nga Holanda

ZYRTARE/ Befasi në merkaton e Superligës, bardheblutë e

Prishtina ka lëvizur në merkaton e janarit. Bardheblutë e kryeqytetit shtojnë një element nga kategoria e dytë holandeze në Superligën e Kosovës. Bëhet fjalë për Sylian Mokono, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga VVV Venlo.

Klubi holandez njoftoi dje përmes një deklarate zyrtare. Drejtori teknik Teun Xhekobs u shpreh: “Sylian me të vërtetë e donte këtë transferim dhe vendosëm të bashkëpunojmë. Veçanërisht me marrëveshjen e arritur për përqindjen e kartonit në rast rishitje, është një rast i mirë për klubin. Kjo e bën një transferim për të cilin të gjithë palët mund të bien dakord”.

26-vjeçari luan në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në këtë merkato u pa si një afrim surprizë te Prishtina, që synon titullin kampion në Kosovë.