SPORT, 16 Janar 2026, 19:34

Spaleti “fiton” Juventusin, torinezët tani synojnë kreun e renditjes

Spaleti “fiton” Juventusin, torinezët tani synojnë kreun e

Juventus në drejtimin e Luçiano Spaletit duket tashmë një skuadër e rilindur. Në dy muaj e gjysëm në drejtimin e “Zonjës së Vjetër” tekniku toskan ka fituar besimin e drejtuesëve dhe mbi të gjitha të tifozëve bardhezi. I ardhur me dyshimin sa i takon të kaluarës së tij si ish trajneri i Napolit, rivalit të urryer në Torino Spaleti në shumë pak kohë ka arritur të marrë rezultate e mni të gjitha ti jap identitet një skuadre që vitet e fundit ka vuajtur shumë në këtë aspekt.

Koha e Tiago Motës dhe Igor Tudor duken të largëta në ambjentin bardhezi dhe shifrat janë të gjitha në favor të Luçiano Spaletit.2.18 pikë për ndeshje mesatarja e pikëve nën drejtimin e Spaletit, 1.76 Tudor e 1.79 pikë për Motën. Juventusi tani ndodhet në zonën Champions, diferenca me kryesuesit e Interit është 7 pikë.

Të mendosh për titullin që në sezonin e parë të Spaletit me Juventusin ndoshta duket e vështirë, por të shpresosh nuk është asnjëherë e ndaluar. Për të përforcuar edhe më shumë skuadrën, drejtuesit torinez duket se kërkojnë të ndërhyjnë në këtë sesion merkatoje për të kompletuar ekipin. Orët e fundit në skenë ka dalë emri i sulmuesit të Kristal Palas Jean-Filip Mateta.

Sulmuesi francez vijon të zhvillojë performance të mira këtë sezon në Premier league, teksa ka realizuar 8 gola, megjithatë pista që të çon tek ai pritet të jetë e vështirë, me klubin londinez që kërkon 30-35 mln euro për ta lënë të lirë. Ndërkohë sa i takon mbrojtes, bardhezinjtë tentojnë të mbyllin marrëveshjen me Minguezan. Anësori i Selta Vigos ka dhënë aprovimin për transferimin në Torino. Me 3-4 mln euro transferimi pritet të mbyllet që në këtë session merkatoje.