SPORT, 16 Janar 2026, 18:08

Igli Tare nuk pret më gjatë, merr te Milani sulmuesin e dëmtuar të Seria A

Igli Tare nuk pret më gjatë, merr te Milani sulmuesin e dëmtuar

Françesko Kamarda me shumë gjasa do të kthehet te Milani. 17-vjeçari është i dëmtuar dhe në Itali raportohet se nuk do e mbyllë sezonin në huazim te Leçe.

Igli Tare po shikon në merkato për përforcime, ndërsa Kamarda do të shfaqet si përforcim për pjesën e dytë të sezonit në ekipin e Alegrit. Nga Leçe ndërkohë do të largohet me kujtimin e 19 ndeshjeve ku realizoi një gol dhe asistoi një tjetër.

Deri tani është huazuar një lojtar. pikërisht Niklas Fylkryg nga Uest Hem. Kuqezinjtë kanë nevojë për përforcime, megjithatë deri tani nuk janë nxituar.