TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ernest Muçi ka rigjetur veten te Trabzonspor, pas kalimit të një periudhe mjaft të vështirë me Beshiktas.
24-vjeçari, i cili po jep kontribut shumë të madh për ekipin e tij, teksa ka finalizuar 9 gola dhe 3 asiste në 17 ndeshje, ka marrë një bonus shumë të madh nga drejtuesit, për të hyrë në negociata për të blerë kartonin e tij nga Beshiktas, kjo edhe falë mbështetjes së madhe të trajnerit Fatih Teqe, I cili në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqet në dhomën e zhveshjes duke ju drejtuar Mucit me fjalët: “Luaj lirshëm. Je i lirë të bësh cfarë do në fushë.
Duhet t’ja japim topin Muçit”. Fjalë shumë të rëndësishme për futbollistin shqiptar, I cili po bën maksimumin në cdo takim.