TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anglia e ka nisur me fitore aventurën e saj në Kupën e Botës, duke mposhtur Kroacinë me rezultatin 4-2 në një ndeshje spektakolare të Grupit L, të zhvilluar në Arlington të Teksasit.
Protagonisti kryesor i takimit ishte kapiteni Harry Kane, i cili realizoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa Jude Bellingham dhe Marcus Rashford vulosën suksesin e “Tre Luanëve” pas pushimit.
Përjetimi i dy tifozerive, të cilët nuk patën mundësi të ndiqnin takimin nga stadiumi, por mbushën sheshet kryesore të Texasit ishte i ndryshëm. Në delir anglezët, të cilët njihen për fanatizmin e tyre në mbështetje të “Tre Luanëve”. Entuziasmi ishte maksimal, teksa anglezët ishin dëshmitarë të një triumfi spektakolar, në ndeshjen hapëse të botërit nga ana e skuadrës së tyre, e cila është një prej favoriteve për të rikthyer trofeun në Angli.
Nga ana tjetër, Kroacia nuk është më sigurisht skuadra simpatike e 2018, me ballkanasit që mbërritën deri në finale e madhe të Moskës, ku u mposhtën nga Franca 4-2. Zhgënjimi ishte i madh tek kroatët, që gjithsesi do të përpiqen deri në fund të kualifikohen në Grupin L.
Në përfundim të takimit Angli-Koraci, për gazetarët e shumtë, bomber Harry Kane e komentoi kështu performancën e tij, por edhe në tërësi të “3 Luanëve”: “Para së gjithash, më lejoni të përgëzoj Anglinë për fitoren. Ishte një ndeshje mjaft e çuditshme dhe e vështirë, ashtu siç e kishim parashikuar.. “Ne hymë në pjesën e dytë me intensitet maksimal dhe ata nuk arritën ta përballonin ritmin tonë. Ky është niveli që duhet të vendosim në çdo ndeshje.
Mënyra se si e kontrolluam lojën pasi kaluam në avantazh ishte shumë e mirë. Në asnjë moment nuk dukej sikur ishim në rrezik dhe më pas arritëm të shënonim edhe në kundërsulm.
Patëm një periudhë loje ku mund të kishim shënuar edhe tre ose katër gola të tjerë. Merita u takon të gjithëve; ishte ndeshja e parë e turneut dhe një rezultat i shkëlqyer përballë një kundërshtari të fortë.”,theksoi ndër të tjera Kane.