SPORT, 17 Qershor 2026, 17:33

Interi do të shesë Kristjan Asllanin, Beshiktashi konfirmon vendimin për klauzolën në kontratë

Interi do të shesë Kristjan Asllanin, Beshiktashi konfirmon vendimin

Beshiktashi kishte afat deri më 15 qershor për të blerë kartonin e Kristjan Asllanit. Klubi turk nuk e shfrytëzoi klauzolën, ndërsa bëhej fjalë për 11 milionë euro.

Megjithatë, Beshiktashi nuk do të tërhiqet nga Asllani. Për mesfushorin e Shqipërisë do të kërkohet ulje nga Interi.

“Corriero dello Sport” tregon për interesin që Beshiktash vazhdon të ketë. Interi ndërkohë është gati për ta shitur mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Fakt është se Asllani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Kristian Kivu. Po ashtu vetë lojtari tregoi se është përshtatur me Beshiktashin.

“E ardhmja? Nuk e di. Beshiktashi ka të drejtë blerje deri më datë 15. Jam gjetur shumë mirë atje, kam luajtur të gjitha ndeshjet. Shpresoj të rri atje. Nuk i dihet”, u shpreh Asllani më 3 qershor pas humbjes ndaj Luksemburgut në “Air Albania”.