SPORT, 16 Qershor 2026, 17:42

Skuadrat europiane në “gjumë” gjatë Botërorit, bilanc i tmerrshëm në 10 ndeshjet e para

Skuadrat europiane në “gjumë” gjatë Botërorit,

Një nga arsyet pse Botërori i zgjeruar kritikohet hapur, është sepse në shumicën e rasteve kanë skuadrat europiane që dominojnë fazën në grupe dhe kalojnë në atë më eliminim direkt dhe shumë ekipe nga kontinente të tjera e kanë të vështirë të mbajnë hapin e tyre. Por starti i Botërorit 2026 po tregon një përgjumje thuajse totale të skuadrave të kontinentit tonë.

Rezulton se në 10 ndeshjet e para të luajtura nga përfaqësueset europiane, vetëm 3 kanë përfunduar me fitoret e tyre, 5 janë mbyllur në barazim dhe 2 me humbje.

Starti ishte dramatik, pasi që në ditët e para Çekia u mund nga Koreja e Jugut dhe më pas Turqia nga Australia. Ata që rregulluan bilancin ishin fitoret e Skocisë, Gjermanisë dhe Suedisë. Ndërkohë, kishte zhgënjim nga emra të mëdhenj të kontinentit si Holanda, Spanja e Belgjika të cilët nuk mundën të fitonin përballë kundërshtarësh në letër më të dobët.

REZULTATET E EUROPIANEVE

Çeki 1-2 Kore e Jugut

Bosnjë Hercegovinë 1-1 Kanada

Zvicër 1-1 Katar

Turqi 0-2 Australi

Skoci 1-0 Haiti

Gjermani 7-1 Kuraçao

Holandë 2-2 Japoni

Suedi 5-1 Tunizi

Spanjë 0-0 Kepi i Gjelbër

Belgjikë 1-1 Egjipt