TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sonte do të debutojnë kampionët e botës në fuqi, Argjentina. Skuadra e Scalonit do të luajë përballë Algjerisë në orën 03:00 të mëngjesit në ndeshjen e vlefshme për grupin J.
Latinët vijnë si numri 1 në renditjen e FIFA-s dhe shihen si favoritë absolutë për të marrë 3 pikët edhe pse deri më tani nuk kanë munguar surprizat në Botëror.
Argjentina zbret sonte në fushë edhe për disa statistika interesante. ‘Albicelestët’ duan të mbrojnë titullin në Botëror për herë të parë që pas Brazilit në 1962, ndërsa Lionel Messi mund të bëhet lojtari i parë i cili luan në 6 Botëror të ndryshëm. Sfida tjetër e grupit J do të luhet në 06:00 të mëngjesit mes Austrisë dhe Jordanisë.