TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tunizia është përfshirë nga kaosi pas humbjes së thellë 5-1 përballë Suedisë në Monterrej, në ndeshjen e parë në Botërorin 2026. Sabri Lamushi, trajneri i tunizianëve, u shkarkua pak orë pas ndeshjes me rrethana që kanë shtuar edhe më shumë tymnajën.
Sot, federata zyrtarizoi Herve Renard si trajnerin e ri, me francezin i cili do të marrë drejtimin e ekipit duke tentuar ta mbajë në shina gjatë Botërorit. Por kaosi që shoqëroi largimin e Lamushi vështirë se do të harrohet.
Ekipi ishte kthyer në hotel kur nëpërmjet në postimi të federatës në rrjetet sociale, vetë Lamushi mësoi se ishte larguar nga detyra me marrëveshje dhe vendin e tij e kishte marrë Mondher Kebaier. Por askush nuk kishte nënshkruar asgjë! Federata fshiu postimin, duke mos dhënë shpjegime të tjera. Ndërkohë, 8 lojtarë, ndër më të spikaturit në ekip, raportohet se kanë kërkuar zyrtarisht që Lamushi të mos preket.
Pas shumë orësh negociata, Lamushi dhe Federata gjetën gjuhën e përbashkët për mbylljen pa shumë rrëmujë të marrëveshjes, edhe pse ky do të mbetet përgjithmonë një kapitull i errët në karrierën e ish-futbollistit francez. Sipas “L’Equipe” që ka zbardhur prapaskenat, ky i fundit ka gjetur vetëm pak ngushëllim nga sulmuesi i njohur Andre-Pierr Zhinjak, i cili e ka ftuar të qëndrojë disa ditë në vilën e tij në Monterrej e të qetësohej, para se të kthehej përsëri në Europë.