SPORT, 15 Qershor 2026, 19:06

FORMULA 1/ Leclerc, i zhgënjyer: Nuk kam qenë në nivelin e duhur! I lumtur për fitoren e Hamilton

FORMULA 1/ Leclerc, i zhgënjyer: Nuk kam qenë në nivelin e duhur!

Sharl Lëklerk po kalon ndoshta periudhën më të vështirë që nga momenti kur iu bashkua Ferrarit. Piloti nga Monako duket se ka humbur ndjesinë e duhur me makinën, ndërsa dy tërheqjet radhazi nga garat kanë konfirmuar krizën e thellë që po përjeton.548Pas garës në Barcelonë, Lëklerk analizoi momentin e vështirë: “Për t’u rikthyer në formë duhen vetëm rezultate të mira.

Nga ana teknike ka qenë e vështirë të menaxhohen disa situata kohët e fundit, por unë vetë nuk kam qenë në nivelin e duhur. Luis ka qenë gjithmonë një hap përpara që nga Kanadaja. Jam i lumtur për të, e meriton plotësisht. Tani më takon mua të punoj më shumë”, u shpreh piloti i Ferrarit, i cili më tej shtoi: “Zili? Aspak. Jam i lumtur për Ferrarin dhe për Hamiltonin. Por nga ana ime duhet të jem i sinqertë, jam i zhgënjyer dhe me këtë ndjenjë do të kthehem në shtëpi. Duhet të rifillojmë nga e para dhe të përgatitemi për garën në Austri”.

Megjithatë, drejtori i Ferrarit, Fred Vasër, i doli në mbrojtje: “Sot, nuk ishte faj i tij”.