SPORT, 14 Mars 2026, 19:55

Qetësohet Hansi Flik, Jamal dhe Garsia gati te Barcelona

Qetësohet Hansi Flik, Jamal dhe Garsia gati te Barcelona

Hansi Flik po merr frymë i lehtësuar. Lamine Jamal dhe Erik Garsia po stërviten normalisht, tashmë të përqendruar në ndeshjen e LaLigas kundër Sevillas më 15 mars, ditën e zgjedhjeve presidenciale të Barçës.

Pas barazimit 1-1 kundër Njukasëll të martën, më 10 mars, trajneri gjerman u dha lojtarëve të tij një ditë pushim të mërkurën, më 11 mars, për t’u lejuar atyre të shkëputeshin dhe të rikuperoheshin mendërisht.

Lojtari nga “Rocafonda”, i cili po agjëron Ramazanin deri më 19 mars, është një figurë kyçe në çdo formacion titullar. Erik Garcia është rikthyer gjithashtu pasi mungoi në ndeshjen me Njukasëll. Të enjten ai iu nënshtrua trajtimit me fizioterapistët dhe të premten ai u stërvit normalisht. Flik dëshiron t’u japë disa lojtarëve pushim dhe përfshirja e tij duket e mundshme në mbrojtjen qendrore.