SPORT, 13 Mars 2026, 18:34

Jasir Asani “lë thatë” Partizanin? E ardhmja larg Iranit dhe kryeqytetasve

Jasir Asani “lë thatë” Partizanin? E ardhmja larg Iranit

Jasir Asani po stërvitet aktualisht me Partizanin. FIFA e ndalon aktualisht që të luajë te Partizani apo ndonjë skuadër tjetër, duke qenë në kontratë me Esteghlalin në Iran.

Mundësia ekziston, që në rast se lufta vazhdon në Iran dhe kampionati qëndron i ndërprerë, të ketë leje të veçantë për Asanin dhe Regi Lushkjan.

Dhe nëse Asani do të ketë mundësinë e largimit nga Esteghlal, nuk duket se do të kontribuojë te Partizani. Kjo pasi në Korenë e Jugut raportohet se ka pasur kontakte, për një rikthim atje.

Asani e njeh mjaft mirë kampionatin ku spikaste me Guangju. Pistë tjetër e mëparshme mbetet edhe ajo e Japonisë.