SPORT, 14 Mars 2026, 19:13

Vendim drastik, Kivu mbyll Interin në dhomat e zhveshjeve pas barazimit mes polemikash me Atalantën

Vendim drastik, Kivu mbyll Interin në dhomat e zhveshjeve pas barazimit mes

Tek Interi nuk e kanë kapërdirë lehtë barazimin 1-1 përballë Atalantës që mund të rihapë luftën për titullin kampion në Serinë A. Aq më tepër pasi sipas tyre, janë dëmtuar rëndë nga gjyqtari i ndeshjes për vendimet që sollën këtë rezultat.

Sipas mediave italiane, menjëherë pas ndeshjes, trajneri Kivu i cili u ndëshkua me të kuq për protestat e tij te goli i Atalantës, ka mbledhur menjëherë lojtarët në dhomat e zhveshjeve. Atje është zhvilluar një analizë me dyer të mbyllura, për ndeshjen në fjalë por sidomos për momentin aspak të qetë që po kalon skuadra,

Më pas, është vendosur që askush të mos flasë për medituar pas duelit, duke kaluar në heshtje për shtyp, si shenjë proteste ndaj vendimeve të gjyqtarëve, por edhe trysnisë që po ushtrohet ndaj ekipit që kryeson kampionatin.