TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lëvdadat për Myrto Uzunin nuk kanë të mbaruar pas asaj tripletë të shënuar për Granadën në sfidën ndaj Vijareal B. Të fundit e ka bërë dhe njeriu i tij i zemrës, vajza të cilës ai i dedikoj këtë tre-golësh.

E dashura e sulmuesit të Komëtares, Uarda Hyseni, postoi në Instagramin e saj dy foto, një ku ndodhej në krahë të Uzunit me top në dorë dhe një tjetër nga çasti i festimit të golit të tretë, duke shkruar: “Tripletë”.

Më pas, ajo postoi dhe një video të golit të tretë, në momentin emocionues kur 27-vjeçari vrapoi drejt tribunës dhe puthi Uardën, gjë që mori vëmendje të madhe dhe nga mediat në Spanjë.
Mesazhi i saj në këtë video ishte: “Faleminderit Myrto… faleminderit dashuria ime… tripletë e dedikuar… jam shumë e lumtur për suksesin tënd”.

Uzuni për momentin është golashënuesi i La Liga 2, me katër gola të shënuar në tre ndeshje dhe duket se ka ardhur momenti i tij për të lënë shenjë në Spanjë, ashtu siç bëri dhe në Hungari me Ferençvaroshin.