SPORT, 4 Dhjetor 2021, 22:53

Atalanta i jep leksion futbolli Napolit dhe i bashkohet luftës për titullin kampion

Atalanta i jep leksion futbolli Napolit dhe i bashkohet luftës për

Atalanta e Gasperinit duhet llogaritur në garën për titull. Bergamaskët triumfuan kundër Napolit me rezultatin 3-2 dhe Serie A tani është bërë edhe më e bukur, me Milanin që kryeson dhe ka vetëm një pikë më shumë se Interi që e ndjek.

Atalanta gjithashtu është shumë afër, katër pikë, çka e kthen në një betejë garën për titull. Takimi i sotëm në “Diego Armando Maradona” ishte emocionues dhe miqtë ishin ata që e nxehën sfidën, me një gol të Malinosky pas shtatë minutash.

Në shtëpi Napoli nuk mund ta pranonte diçka të tillë dhe e ktheu festën, pasi fillimisht barazoi me Zielinski dhe më pas Mertens dy minuta nga nisja e 45 minutave të dyta shënoi edhe golin e avantazhit.

Atalanta u hodh në sulm dhe Zapata u ndal nga shtylla në minutën e 52-të. Sulmet e skuadrës mike u konkretizuan të në 66’, kur Demiral barazoi. Pesë minuta më pas Freuler shënoi golin e fitores, pasi në shtesa Petagna humbi rastin më të mirë për të shmangur humbjen e Napolit.