SPORT, 4 Dhjetor 2021, 17:15

Milani kalon me lehtësi Salernitanën dhe merr edhe vendin e parë në Serinë A

Milani kalon me lehtësi Salernitanën dhe merr edhe vendin e parë

Milani ka bërë detyrat e shtëpisë ndaj Salernitanës duke e mposhtur me rezultatin 2-0. Ekipi i Piolit edhe pse me shumë mungesa zhvilloi një ndeshje të madhe duke dalë kështu nga ky takim me tre pikët.

Siparin e golave e hapi Franck Kessie (5') me një gol që në minutat e para të takimit. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë shfrytëzoi një pasim nga Rafael Leao në brendësi të zonës duke e çuar rezultatin në 1-0. Ndërkohë, pak minuta më vonë, Milani dyfishoi gjithçka me anë të Saelemaekers (18').

Belgu shënoi një gol mjaft të bukur në cepin e portës duke e bërë të pavlefshëm fluturimin e Belec. Kështu, Milani ngjitet provizorisht në krye të Serie A, duke ndjekur kështu nga lart dy supersfidat e kësaj jave, Roma-Inter dhe Napoli-Atalanta.