TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Daniele De Rosi, trajneri i Xhenoas, ka qenë dukshëm i mërzitur në fund të ndeshjes ndaj Napolit, të cilën skuadra e tij e humbi me shifrat 3-2 pasi për kundërshtarët u akordua një penallti me VAR në minuta shtesë të takimit. Ish-mesfushori i njohur italian, ka deklaruar se për të është i pakuptueshëm futbolli i sotëm me VAR-in.
“Nuk di çfarë të them më. Nuk e dimë se çfarë është gabimi i qartë, nëse duhet ta shkelim apo jo këmbën. Futbolli që luajtëm ne nuk ekziston më, ishim naivë, por unë nuk di asgjë më, nuk e di se çfarë sporti po stërvit.
Një koleg i imi në staf e tha me të drejtë, ne protestojmë për gjithçka, gjithmonë duam një avantazh ndaj këtyre rregullave të shtrembëruara.
Nuk fola me gjyqtarin Masa pas ndeshjes. Në fushë, u zemërova me lojtarët e mi, mund të përmirësohem në këtë pikë. Duke e parë përsëri, penalltia më lë një shije të hidhur”, ishin fjalët e De Rosit pas ndeshjes.