SPORT, 7 Shkurt 2026, 11:35

Flik përqendrohet te Jamal: Ka nevojë të stërvitet akoma më shumë për të arritur potencialin e tij të plotë në ekipin kombëtar

Flik përqendrohet te Jamal: Ka nevojë të stërvitet akoma

Trajneri gjerman Hansi Flik u shfaq në prag të ndeshjes kundër Majorkës. Flik foli për rikuperimin e Rafinës, i cili nuk do të jetë në dispozicion për fundjavën, rikthimin e mundshëm të Pedrit, momentin e Lamine Jamal dhe Levandovskit dhe gjendjen e tij në skuadër. Çuditërsht, asnjë pyetje nuk ka qenë për kundërshtarin e nesërm, Majorka.

LAMINE JAMAL “Jam shumë i kënaqur me atë që shoh prej tij. Përmirësimi. Gjëja më e rëndësishme është që lojtarët me këtë talent duhet të kënaqen duke luajtur, punën e tyre dhe ai e bën këtë. Ne duam të vazhdojmë t’ju ndihmojmë. Ne mund ta shohim atë në performancën që ai po na jep. Kohët e fundit ai gjithashtu ka shënuar më shumë gola. Ai ka shumë më tepër potencial për të treguar dhe do ta bëjë”. Megithatë një këshillë për 18-vjeçarin ai e ka. “Shpresoj se ai mund të vazhdojë të na tregojë më shumë gjëra. Është e nevojshme të përmirësohet dita ditës. Gjëja më e rëndësishme është se ai stërvitet si kampion që është aktualisht. Ai gjithmonë dëgjon, është një djalë shumë i zgjuar. Dhe ai është inteligjent në fushë, sepse i bën gjërat shumë mirë. Kur jep 100% në stërvitje, e jep edhe në ndeshje. Kjo është ajo që dua të shoh”.

GJENDJA E RAFINJËS DHE PEDRIT “Përsa i përket Rafinjës ne do të duhet të presim. Situata është ajo që është. Kur të ndihet më mirë dhe të mund të stërvitet me ne, do të shohim. Sot është rruga që duhet të ndjekim, pra ta elmë atë pushim në mënyrë që të rikuperohet sa më mirë”. Përsa I përket Pedrit Flik ka kërkuar të gjithëve të shikojnë mënyrën e ojës së ndeshjeve të fundit, ku holandezi është rikthyer në kapiten të vërtetë. “Gjithmonë ka të bëjë me lojtarin. Ai ka treguar pikat e tij të forta, si numri ‘6’ ose numri ‘8’. Ai është përmirësuar si udhëheqës dhe më pëlqen, sepse ai ka arritur një moshë ku duhet të marrë ato vija. Unë kam folur me të dhe ai e do këtë klub, këtë qytet, ai ndihet shumë rehat dhe duhet të ndjekë këtë linjë. Kjo është ajo që ne presim prej tij. Na jep atë që presim”.

ÇËSHTJA LEVANDOVSKI Një çështje e cila ka kohë po e mban në ajër kampin blaugrana dhe Flik ka mendimin e tij. “Natyrisht që ne kemi folur dhe nuk kemi arritur në fund të sezonit dhe nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë. E di që ai do të donte të luante më shumë, të fillonte… Por situata është ajo që është. Ai është në një moment të mirë, gjithashtu në humor dhe dua që ai të shijojë situatën aktuale. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Tani nuk është koha. Ne tashmë e dimë se çfarë mund të ndodhë. Nuk jam i shqetësuar”.

KOMODITETI NË AMBIENTET E KLUBIT “Ndonjëherë unë jam gjithashtu gjyshi i të gjithëve. Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë mund të na japim më të mirën. Kjo ndodh edhe në punën tuaj. Kur gjithçka po shkon mirë, mjedisi po shkon mirë dhe ndiheni më të relaksuar dhe të motivuar për të dhënë më shumë. Më pëlqen të jem në kontakt me ta” -ka përfunduar fjalën e tij Flik”.