TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arsenali ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në rrugëtimin e tij drejt titullit kampion në këtë sezon në Premier Ligë.
Në ndeshjen ndaj Sandërlend, ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta ka diktuar ritmin e tij dhe ka dominuar duke gjetur rrjetën me Zubimendin në pjesën e parë de më pas dy herë me Gyokeres në të dytën. Kësisoj, “topçinjtë” kanë çuar në 9 pikë për momentin diferencën nga Mançester Siti ndjekës që ka luajtur një ndeshje më pak.
Aston Vila ka bërë një hap të gabuar duke u ndalur në barazim në fushën e Bornmuthit, ndërsa Çelsi duket i ringjallur me Rosenior në drejtim, sidomos falë edhe kthimit të Palmer i cili sot shënoi të tre golat për ekipin e tij në fitoren 3-1 ndaj Ullvërhempton.
Vlen për t’u theksuar se në ndeshjet e sotme, Bërnli i Armando Brojës u mund me shifrat 2-0 në shtëpi nga një rival direkt për mbijetesën si Uest Hem dhe duket se ka prerë biletën për rënien në Championship. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 78 të takimit, pa ia dalë të linte shenjën e tij në rezultatin e ndeshjes.
Arsenal-Sandërlend 3-0
42’ Zubimendi, 66’, 90’+3’ Gyokeres
Bornmuth-Aston Vila 1-1
55’ Rajan / 22’ Roxhers
Bërnli-Uest Hem 0-2
13’ Samërvill, 26’ Kastejanos
Fullhem-Everton 1-2
18’ (ag) Mikolenko / 75’ Djusbëri-Holl, 83’ (ag) Leno
Ullvërhempton-Çelsi 1-3
54’ Arokadare / 13’ (p), 35’ (p), 38’ Palmer