SPORT, 16 Korrik 2022, 23:23

Po shkëlqen tek Interi, Kristjan Asllani: Para një viti e gjysëm nuk luaja as me të rinjtë, tani dua titullin kampion

Po shkëlqen tek Interi, Kristjan Asllani: Para një viti e gjysëm

Kristjan Asllani është duke kaluar një nga momentet më të bukura të karrierës së tij. Talenti shqiptar u transferua në këtë merkato vere tek gjigantët e Interit, teksa nuk humbi kohë për të rrëmbyer skenën, me dy gola dhe një asist në tri miqësoret e zhvilluara deri tani nga zikaltërit.

Asllani u gradua titullar edhe në duelin e sotëm ndaj Monakos, që përfundoi me rezultatin 2-2, teksa tundi rrjetën në minutën e 59-të, duke justifikuar më së miri besimin e dhënë nga trajneri Inzagi. Pas miqësores ndaj skuadrës franceze, shqiptari dha një prononcim për mikrofonat e “Sportitalia” ku deklaroi:

“Para një viti e gjysmë nuk luaja as me Primaverën e Empolit dhe tashmë jam këtu te Inter. Unë punoj gjithnjë për të dhënë më të mirën, jam shumë i lumtur që stërvitem çdo ditë me këtë grup. Kam shumë për të mësuar nga lojtarë të tillë, por dua të mësoj sa më shpejt të jetë e mundur.

Objektivat personale? Unë i marr ndeshjet me radhë, por si skuadër kemi një objektiv të madh që është të fitojnë titullin. Kemi vëmendjen te titulli dhe do të provojmë ta fitojmë”, u shpreh Asllani.

Po shkëlqen tek Interi, Kristjan Asllani: Para një viti e gjysëm