SPORT, 16 Korrik 2022, 17:06

Marcelo mund të përfundojë në klubin e Silvio Berluskonit

Marcelo mund të përfundojë në klubin e Silvio Berluskonit

Marcelo më në fund i tha lamtumirë Real Madridit më 10 korrik. 34-vjeçarit brazilian i ka përfunduar kontrata dhe është koha për të kërkuar një klub të ri.

Marcelo ka oferta nga Brazili dhe SHBA, por lojtari preferon të qëndrojë në Evropë.

Monza e Silvio Berluskonit mund të jetë hapi tjetër në karrierën e Marcelos. Shtypi italian raporton se tashmë janë duke u zhvilluar negociatat mes lojtarit dhe klubit.

Monza është rikthyer në Serinë A dhe dëshiron të forcojë skuadrën për të qëndruar në Serinë A.