SPORT, 16 Korrik 2022, 16:38

Firma me Barcelonën duket çështje orësh, Bajerni i Mynihut i jep lamtumirën Levandovskit me një komunikatë zyrtare

Firma me Barcelonën duket çështje orësh, Bajerni i Mynihut

Zyrtarizimi i Levandovskit te Barcelona duket thjesht një çështje orësh me Bajernin që i ka njoftuar gjithçka nëpërmjet një komunikate zyrtare të postuar në “Twitter”.

Klubi gjerman ka postuar deklaratën e presidentit të bavarezëve, Herbert Hainer i cili ka folur lidhur me arritjen e marrëveshjes me Barcelonën dhe i ka shprehur falënderimet e tij polakut për kontributin në klub.

“Kemi arritur një akord verbal me Barcelonën. Është mirë që gjithçka të qartësohet për të gjitha palët. Robert është një lojtarë i pabesueshëm që fitoi gjithçka me ne. I jemi shumë mirënjohës atij.”, ishin fjalët e presidentit.

POSTIMI I BAJERNIT NË “TWITTER”: