TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për konferencën e zakonshme në prag të sfidës që kuqezinjtë luajnë në Varshavë ndaj Polonisë vendase këtë të enjte, e vlefshme për gjysmëfinalet e play-off të Botërorit 2026.
Tekniku ka folur rreth të rejave më të fundit nga kampi kuqezi dhe si po përgatitet kjo ndeshje historike për Shqipërinë.
“Polonia nuk është skuadër që ka posedim topi dominant, por në tranzicione janë të fortë. Dominojnë në pjesë të caktuara të fushës. Ishin vetëm 3 pikë pas Holandës. Janë skuadër të mësuar në Europianë dhe Botëror. Në tranzicion të shënojnë lehtë, sepse kanë lojtarë me cilësi. Është një skuadër më e mirë se një vit më parë.
Muçin dhe Mehmetin i kemi parë të hënën dhe kemi bërë vetëm dy seanca. Është e vështirë për të vendosur si do të jetë zgjedhja. Janë lojtarë të cilët arrijnë të shënojnë. Ne duhet t’i përshtatemi situatës. E dimë që në rast se i hedhim në fushë, mund të bëjnë mirë", tha ai.