SPORT, 25 Mars 2026, 17:21

“Polonia ka nivel të lartë”, kapiteni Gjimshiti ndez ndeshjen: Nuk ka shumë lidhje eksperienca

“Polonia ka nivel të lartë”, kapiteni Gjimshiti ndez

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka folur në prag të takimit me Poloninë që do të luhet më 26 mars prej orës 20:45. Mbrojtësi i Atalantës tha fjalën e tij, para transfertës së vlefshme për gjysmëfinalen e “play off” të Botërorit 2026.

Sa e ndjen peshën e ndeshjes? Po sigurisht, e kemi ndjerë si kur kemi arritur “play off”. Eksperienca në ndeshjet e fundit të kombëtares, ka treguar që zhvillimi ka qenë i mirë. Besoj do jemi gati nesër për maksimumin, kundërshtari ka nivel të lartë dhe do provojmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr.

Sa gati jemi? Besoj se ekipi do jetë gati, është rast i madh dhe besoj nuk ka shumë lidhje eksperienca në këto ndeshje, por dëshira, vullneti, djersa dhe çdo gjë që lë në fushë. Ai që është më i aftë do fitojë.