TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-trajneri i kombëtares së Uellsit dhe Real Madridit, Xhohn Benzhamin Toshak po kalon një periudhë të vështirë pasi u zbulua se ai vuan nga demenca, një sëmundje që prek në mënyrë progresive kujtesën dhe aftësitë njohëse.
Lajmi u bë i ditur nëpërmjet djalit të tij, Kameron Toshak, i cili shpjegoi në një intervistë me Daily Mail se si është jeta e përditshme e ish-trajnerit. Sipas Kameron, rënia kryesore është në kujtesën e tij afatshkurtër, ai mund të bëjë një bisedë në mëngjes dhe të mos e kujtojë se e ka bërë atë orë më vonë.
“Nëse flasim pasdite, ai mund të mos kujtojë se kemi folur edhe në mëngjes”, tha djali i tij.
Pavarësisht kësaj, ekziston një kontrast i habitshëm. Toshak ruan kujtime jashtëzakonisht të sakta në lidhje me futbollin, veçanërisht nga koha e tij si lojtar në Liverpul dhe si trajner në ekipe si Real Madrid. Djali i tij thekson se ai është ende në gjendje të analizojë ndeshjet e kaluara me detaje të shkëlqyera taktike, sikur t’i ketë përjetuar ato.
“Nëse e pyes për kohën e tij në Liverpul, San Sebastian ose Madrid, detajet janë të mahnitshme. Ditën tjetër më tregoi për një ndeshje të Real Madrid kundër Milanit të Sakit dhe se si e ndryshoi mesfushën e tij për t’u përballur me Marko van Basten. Është sikur ndeshja të ketë qenë dje”, shpjegoi ai.
Toshak, 77 vjeç, la një gjurmë të thellë në futbollin evropian. Si lojtar, ai ishte një figurë kyçe për Liverpulin në vitet 1970, me të cilin fitoi shumë tituj, dhe më vonë zhvilloi një karrierë të gjerë në stol, duke drejtuar klube si Real Madrid dhe Real Sociedad, si dhe ekipin kombëtar të Uellsit.