TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Herri Kejn do t’i bashkohet me vonesë kombëtares dhe më pas do të sulmoj sërish rekordin e Robert Levandovskit. Kejn tani ka po aq gola sa Union Berlin apo Hamburgu, diçka që me sa duket nuk e kishte menduar, por gjithsesi e quajti “të bukur”.
“Ndihem mirë, është bukur të jem sërish në ritëm.” Sulmuesi kishte qenë për pak kohë jashtë fushës për shkak të problemeve në pulpë dhe nuk arriti të shënonte më shumë gola në ndjekje të rekordit historik të Robert Levandovskit. Kejn ende e konsideron “të mundur” arritjen e shifrës prej 41 golash, por e di gjithashtu se “më duhet edhe një 3 golësh.”
në gjysmën e parë të sezonit kundër Lajpcig, në Sinshajm apo në Shtutgart. Ose dy gola si kundër Hamburg, Bremen, Hofenhajm, Frankfurt apo Dortmund. Është fat që në 7 kundërshtarët e mbetur në Bundesligë përfshihen pesë skuadra që kanë rënë në renditje. Mes tyre është edhe Shtutgart, kundër të cilit Kejn ka shënuar 10 gola në 5 ndeshje zyrtare deri tani. Dhe sa mirë që 32 vjeçari tani po merr një pushim të shkurtër. Kejn nuk duhet t’i bashkohet kombëtares së Anglisë në Londër në fillim të javës. Kapiteni, si shumë shokë të tjerë të skuadrës, do të pushoj pak, do të rikuperoj energjitë dhe më pas do t’i bashkohet skuadrës drejt fundit të javës, e cila më parë do të luaj një miqësore kundër Uruguait.
Trajneri i kombëtares, Tomas Tuhel, ka grumbulluar një skuadër prej 35 lojtarësh për këtë arsye. Shumë fytyra të reja do të kenë mundësinë të tregohen në miqësoren kundër amerikanolatinëve, ndërsa lojtarët e formacionit bazë do të përballen me Japoninë të martën pasuese.
“Mendoj se ka kuptim,” tha Kejn për pushimin e tij të shkurtër. “Nëse shohim kalendarin në prill dhe maj, me Kupën e Botës që po afrohet, është një vendim i arsyeshëm të jemi sa më të freskët gjatë asaj periudhe. Ndoshta nuk do të kisha luajtur të dyja ndeshjet gjithsesi. Duhet ta shfrytëzojmë kohën,” premton Kejn, “por të qëndrojmë të mprehtë. Mendërisht dhe fizikisht.”