TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Merih Demiral është heroi i Turqisë mbrëmjen e sotme. Dy golat e realizuar prej tij e çojnë në çerekfinale ekipin turk.
Ka përfunduar me rezultatin 2-1 ndeshja e fundit e 1/8 , ajo mes Turqisë dhe Austrisë. Turqit shënuan që në sekondën e 57 të ndeshjes me anë të Merih Demiral, i cili shënoi pas një goditje këndi.
Edhe pse pjesa e parë u luajt me ritëm të lartë dhe me shumë raste për skuadrën austriake, ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Turqisë.
Ndërsa me fillimin e pjesës së dytë kur pritej që Austria të reagonte ka shënuar sërish Demiral për Turqinë, sërish nga një goditje këndi.
Ndërkohë që austriakët kanë shkurtuar diferencat me anë të Gregoritsch në minutën e 66-të, por vetëm kaq, pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Pas takimit të sotëm ekuacioni i çerekfinaleve është zgjidhur.
Ditën e premte në orën 18:00 do të luhet finalja e parakohshme ajo mes Spanjës dhe Gjermanisë, ndërsa në mbrëmje luan Portugali-Francë.
Të shtunën në orën 18:00 luan Angli-Zvicër, ndërsa në mbrëmje Holandë-Turqi.