SPORT, 2 Korrik 2024, 22:39

Demiral dyfishon për Turqinë, por austriakët rihapin lojën shtatë minuta më pas!

Demiral dyfishon për Turqinë, por austriakët rihapin lojën

Turqia dhe Austria luajnë për vendin e fundit të mbetur për tu përcaktuar në çerekfinalet e Europianit dhe njëra prej tyre do të përballet me Holandën në fazën tjetër.

Gjithçka ka filluar dhe është zhbllokuar shumë shpejt, pasi që në minutën e dytë, pas një rrëmuje në zonë që erdhi nga një goditje këndi, Demiral shënon dhe zhbllokon takimin.

Minutat në vazhdim ishin përpjekje nga të dyja skuadrat për të ndryshuar rezultatin e zhbllokuar që në fillim të takimit, por ishte e pamundur dhe gjithçka në këto 45 minuta u mbyll me shifrat 1-0.

Me fillimin e pjesës së dytë gjithçka bëhet edhe më e vështirë për Austrinë, pasi në minutën e 59-të sërish nga zhvillimet e një goditje këndi Demiral kërcen mbi të gjithë për të dyfishuar rezultatin.

Por kalojnë vetëm shtatë minuta kur Austria jep shenja jete dhe në të njëjtën formë, po nga zhvillimet e një këndi Gregoritch ngushton diferencën në 2-1 dhe gjithçka sa i përket kualifikimet rihapet.

AUSTRI-TURQI 1-2
66′ Gregoritsh / 1’, 59′ Demiral.