TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas humbjes së djeshme, siç duket për Milanin nuk kanë të sosur problemet. Mësohet se mesfushori Ismael Bennacer ka mbyllur sezonin.
Raportet e fundit sugjerojnë se Ismael Bennacer do të ketë nevojë për një operacion për shkak të lëndimit në gju që pësoi në humbjen e Milanit në Ligën e Kampionëve ndaj Interit. Mesfushori 25-vjeçar algjerian, i cili është një figurë kyçe në skuadrën e Stefano Piolit, u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 18 minutash.
Tifozët u shqetësuan menjëherë dhe frika u rrit kur u pa që Bennacer u largua nga Stadio Giuseppe Meazza me paterica.