TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fitorja e Interit ndaj Milanit në Ligën e Kampioneve është komentuar gjerësisht nga bota e futbollit dhe natyrisht, nuk mund të mungonin komentet e ish-sulmuesit Antonio Kasano.
Në një prononcim të dhënë për “BOBO TV”, Kasano u shpreh se mbrëmjen e djeshme nuk kishte një ndeshje, duke qenë se vetëm Interi po luante në fushë. Sa i përket Milanit, ai u shpreh se skuadra dukej sikur nuk kishte asnjë armë për të reaguar.
“Nuk kishte asnjë moment një ndeshje! Interi ishte favorit dhe shumë i fortë. Kishte një ndryshim të madh në kualitet, në eksperiencë dhe dominim në gjithçka.
Mu duk sikur Milani nuk kishte asnjë armë për të reaguar dhe nuk mund të bënte asgjë. Xheko dhe Lautaro po talleshin në fushë ndërsa Tomori, Krajer, Kalabria e Teo u asfaltuan. Interi e meritoi. Çdo gjë mund të ndodhë ndeshjen e kthimit por e shoh shumë të zezë për Milanin”, u shpreh Kasano.