SPORT, 17 Maj 2024, 21:58

Partizani kualifikohet në finalen e titullit, triumf minimal ndaj Skënderbeut

Partizani kualifikohet në finalen e titullit, triumf minimal ndaj

Partizani është vetëm një ndeshje larg titullit kampion.

Të kuqtë e kryeqytetit, triumfuan minimalisht ndaj Skënderbeut, në gjysmëfinalen e “Final Four” dhe kanë prerë biletën për në finalen e titullit. 

Një gol i shënuar nga Bintsouka në fillimin e pjesës së dytë, i dha fitoren Partizanit. 

Në finale, skuadra e Shehit, do të përballet me fituesin e çiftit Egnatia-Vllaznia.