SPORT, 17 Maj 2024, 19:02

Juventus me ‘dorë të hekurt’ shkarkon Massimiliano Allegrin: Sjellje e pahijshme

Juventus me ‘dorë të hekurt’ shkarkon Massimiliano

Massimiliano Allegri nuk është më trajner i Juventusit. Dy ditë pas fitores së Juves me Atalantën, klubi torinez ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies me trajnerin toskan. Vendimi ka ardhur pas një takimi të mbajtur që ditën e premte, në selinë e Juves, ku përfshiu edhe ish- trajnerin Giuntolin dhe drejtues të tjerë të lartë të klubit.

Dy ditë përpara përfundimit të Seria A, përfundon edhe puna e Allegrit në krye të pankinës së Juventus. Epoka e dytë e tij në krye të pankinës së ekipit nga Torinos filloi në maj 2021 me vullnetin e Andrea Agnelli. “Juventusi komunikon se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit të ekipit të parë të meshkujve Masimiliano Alegrin. Shkarkimi vjen si pasojë e disa sjelljeve të kryera gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë, që klubi ka cilësuar si në mospërputhje me vlerat e Juventusit dhe me sjelljen që duhet të mbajë kush e përfaqëson.

Përmbyllet një periudhë bashkëpunimi e nisur në 2014, e rinisur në 2021 dhe e mbyllur pas tre sezoneve të fundit bashkë, me një finale të Kupës së Italisë. Klubi i uron Masimiliano Alegrit fat në projektet e tij në të ardhmen”, shkruhej në komunikatën e klubit italian. Tashmë pritet emri i trajnerit që do të marrë drejtimin e bardhezinjve në dy javët e fundit, me Paolo Monteron i cili mund të gradohet përkohësisht nga drejtimi i ekipit U19. Sa i përket të ardhmes, prej kohësh flitet se Juventusi ka një akord me Tiago Motën, për t’i besuar këtij të fundit drejtimin e ekipit.