TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çavi Hernandez pritet të shkarkohet nga pankina e Barcelonës.
Ky është lajmi i fundit që vjen nga Spanja, prestigjiozja “AS”. Shkak për këtë vendim të presidentit Joan Laporta është bërë një deklaratë e trajnerit spanjoll.
“Të gjithë duhet ta kuptojnë që gjendja financiare e Barcelonës nuk është e mirë. Nuk ka lidhje fare me atë që ka qenë para 25 viteve, kur një trajner kërkonte lojtar, i realizohej direkt. Ky është realiteti”, deklaroi Çavi.
Kjo deklaratë e ka tërbuar Laportën i cili ka dhënë dritën jeshile për të shkarkuar trajnerin dhe për të nisur nga puna për zëvendësuesin e tij.
Një ngjarje e papritur kjo për vetë spanjollin dhe tifozët blaugrana, pasi vetëm para 3 javësh ai u konfirmua si trajner i Barçës për sezonin e ardhshëm. Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij e cila është në ajër tashmë.