TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Thashethemet vazhdojnë të dalin në lidhje me të ardhmen e Xavi. Pasi trajneri i Barcelonës kishte deklaruar muajt e fundit se nuk do të jetë më në krye të klubit për edicionin e ardhshëm,vetë ai ndryshoi mendje duke zyrtarizuar qëndrimin.
Sipas asaj që u raportua nga El Larguero, një program radio sportiv spanjoll i transmetuar në Cadena SER, Xavi është gjithnjë e më i vetëdijshëm se nuk e duan në Barcelonë.
Ai qëndroi sepse përpjekjet për trajnerët e tjerë rezultuan pasuksesshme, si për shembull ato për Roberto De Zerbi dhe Hansi Flick. Në të vërtetë, raporton Cadena SER, Deco, drejtori sportiv i klubit, ka thënë publikisht disa ditë më parë se nuk do të dëshironte të vazhdonte me Xavi.