SPORT, 29 Maj 2025, 16:14

Ofertë e parefuzueshme! Broja gjithmonë e më larg Çelsit, miliona euro për ta larguar sulmuesin nga klubi anglez

Ofertë e parefuzueshme! Broja gjithmonë e më larg Çelsit,

Çelsi ka lëvizur për të afruar Liam Delap në skuadër. 22-vjeçari anglez spikati këtë sezon me Ipsuiç duke shënuar 12 gola në Premier Ligë.

Kështu Enco Mareska e kërkon si alternativë për qendrën e sulmit. Rreth 30 milionë euro pritet t’i afrohen Ipsuiçit, që e bleu për 18 milionë euro nga Mançester Siti. Ofertë kjo që paraqitet e parefuzueshme për klubin që ra nga kategoria.

Kjo lëvizje ndërkohë ndikon edhe te Armando Broja. Sulmuesi i Kombëtares u rikthye nga huazimi tek Evertoni.

Duke qenë se hapësirat po mbyllen edhe më tepër, londinezët vështirë ta mbajnë në skuadër. Për këtë duhen pritur zhvillimet e ditëve në vazhdim.