SPORT, 28 Maj 2025, 19:38

Do të ndryshonte renditjen e La Ligës, zyrtarizohet ankesa e fundit që do t'i prishte punë skuadrës së lojtarit të Kombëtares

Do të ndryshonte renditjen e La Ligës, zyrtarizohet ankesa e fundit

Osasuna e ka bërë edhe përpjekjen e fundit, për të fituar në tavolinë ndeshjen me Barcelonën. Klubi spanjoll ka apeluar dy vendimet e mëparshme në Shoqatën e Futbollit të Spanjës.

Osasuna është përballur me refuzime më parë, pikërisht në Komitetin e Disiplinës dhe atë të Apelit. Ankesa është për ndeshjen e marsit me Barcelonën ku katalanasit aktivizuan Inigo Martinez pas dëmtimit që kishte pësuar me kombëtaren.

Në rast se Osasuna përballet me përgjigje pozitive në Shoqatën e Futbollit të Spanjës, atëherë do të ndryshonte renditja e La Ligës. Osasuna pretendon 3 pikë për të fituar vendin në Europë.

Aktualisht Rajo Vajekano ndodhet në zonën e Europës, me po aq pikë sa Osasuna. Dhe pse shpresat janë të pakta, këto të fundit po provojnë çdo mundësi.